Supergoli i Mikkel Damsgaardit të Danimarkës në gjysmëfinalen ndaj Anglisë ka qenë i pari i realizuar direkt nga gjuajtja e lirë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Ai realizoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 30-të për t’i dhënë epërsinë danezëve.
Pjesa e parë megjithatë u mbyll baras me Simon Kjaerin që me autogol barazoi gjithçka.