UEFA ia ka ndaluar Gjermanisë ta mbajë stërvitjen e fundit të hënën para ndeshjes kundër Anglisë të martën në “Wembley”, në kuadër të një të tetës së finales të Evropianit. Prandaj, Joachim Low do të duhet të provojë taktikën kundër Anglisë në Herzogenaurach në Bavaria. Dhe, duhet të mbetet sekret. Tani edhe garazhi ngjitur parkingut, në të cilin punonjësit e Adidasit, të cilët parkojnë veturat e tyre, është e bllokuar plotësisht.
Është tashmë e mbushur plot me kamera vëzhgimi. Për këtë qëllim, sigurimi patrullon nga ora 6 e mëngjesit. Edhe një patrullë kalorëse e policisë patrullon rreth ambientit. Kjo ia pamundëson spiunimin Anglisë. Në çdo rast, vetëm punonjësit e Federatës, gazetarët dhe punëtorët e sponsorëve Volkswagenit dhe Adidasit lejohen në terrenin e stërvitjes.
Disa dhjetëra roje sigurimi kontrollojnë gjithashtu hyrët dhe rrugët kalimtare. Përveç zonës së trajnimit, kampusi, duke përfshirë mjedisin e lojtarëve, është gjithashtu i mbuluar me ekranet e privatësisë. Kështu që asgjë dhe askush nuk do ta shqetësojë ekipin në përgatitje për ndeshjen kundër Anglisë.
-
Gjermania nuk lejohet të stërvitet në “Wembley”
-
Gjermania shtyn stërvitjen, shkaku i mushkonjave
-
UEFA thotë se do ta përmirësojë gjendjen e fushës në Frankfurt
-
Sulmet terroriste, dhuna dhe sulmet kibernetike, rreziqet më të mëdha gjatë Evropianit
-
Ndonëse pa gjasa, Anglia e Gjermania kërkojnë reagimin