Kampionati Evropian për sulmuesin e Holandës, Luuk de Jong, ka marrë fund. Federata e Futbollit e Holandës ka thënë se De Jong është dëmtuar në gju në stërvitjen e së martës dhe e ka lënë qendrën stërvitore të ekipit.
Sulmuesi i Sevillas ka zhvilluar 38 ndeshje për Holandën. Ai nuk ishte titullar në ndonjërën prej ndeshjeve në Grupin C, por ishte zëvendësues në fundin e dy takimeve të para në “Euro 2020”.
Përzgjedhësi i Holandës, Frank de Boer, i nisi dy ndeshje me Wout Weghorstin dhe Memphis Depayn në sulm, ndërsa në një duel tjetër titullar ishte Donyell Malen. Holanda i fitoi të tria ndeshjet e para të grupit.
Artikuj të ngjashëm