Phil Foden i Manchester Cityt është në dyshim për finalen e Euro 2020, pasi mungoi në stërvitjen e së shtunës. Por ish-selektori i Anglisë, Sven-Goran Eriksson beson se Gareth Southgate ka shumë opsione në sulm dhe ka parashikuar se Jack Grealish “mund të bëjë dallimin”.
“Ju keni shumë opsione. Ju keni Jadon Sanchon, Grealishin dhe Marcus Rashfordin”, ka thënë Eriksson për Sky Sports.
“Ka të bëjë me përzgjedhjen e atij që në formën e duhur dhe Southgate është shumë, shumë me fat që ka në bankë shumë futbollistë të mirë që janë të rinj e të uritur. Grealish mund të bëjë dallimin. Ai është lojtar i shkëlqyer dhe më pëlqen shumë. Me lojën një kundër një ai mund ta hap mbrojtjen e Italisë, kështu që mund të jetë i duhuri. Mendoj se Anglia ka bankinë më të mirë se Italia. Të dy ekipet janë të mira, por bankina e Anglisë është shumë më e mirë”, ka theksuar trajneri i njohur.