Trajneri Muhamet Dragusha ka thënë se humbëse në dy gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian “Euro 2020” kanë dalë ekipet që luajtën më mirë në ndeshje.
Të mërkurën Anglia eliminoi Danimarkën për t’u bërë finalisti i dytë, një ditë pasi Italia preu biletën për finale duke eliminuar Spanjën.
“Dy ekipet që luajtën më mirë humbën....”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së duke shtuar se për ndeshjen e sotme, megjithatë “dihet cilësia që ka Anglia”.
“Në 90 minutat e parë pati vetëm një ndërrim. Pastaj i bëri ndërrimet dhe ndërroi ritmi i lojës. Anglia pati në kontroll lojën, por pamë shumë raste e aksione të mira të Danimarkës. Sot Anglia ishte më e zbehtë duke e ditur se ka qenë më e rezervuar”, ka thënë ai.