Kampionati Evropian më në fund do t’ia japë shansin Memphis Depayt të shkëlqejë në një skenë të madhe.
Sulmuesi i Holandës ka shënuar dy gola dhe dy asistime para duelit të së dielës kundër Republikës së Çekisë, në raundin e 1/8 së finales. Kjo ndeshje do të luhet në orën 18:00, në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest. Depay ka shënuar shtatë gola në tetë ndeshje në vitin 2021 dhe në moshën 27-vjeçare ka hyrë në formën më të mirë.
Aftësitë e shkëlqyeshme të Depayt kanë luajtur rol në ekipin që i fitoi të tri ndeshjet e fazës së grupit në “Euro 2020”. Sulmuesi që shpejt pritet t’i bashkohet Barcelonës ka shënuar ose krijuar gjysmën e tetë golave të shënuar.
“Ai ka treguar se sa i rëndësishëm është për ne. Ai është lojtar me kualitete të veçanta”, ka thënë mbrojtësi i Holandës, Daley Blind. “Ai mund të bëjë magji me top”.
Ruud van Nistelrooy, vetë golashënues i spikatur që tani luan rolin e trajnerit asistent te Holanda, ka thënë se Depay është kthyer në një lider.
Edhe
Depay kthehet te Holanda për duelin ndaj Spanjës
“Shoh fokus dhe bindje, nevojë për të treguar se çfarë posedon dhe dëshirë për të qenë më i miri”, është shprehur Van Nistelrooy. “Kjo është diçka e bukur që e kam parë”.
Por, nuk ka qenë gjithmonë kjo rrugë për Depayn.
Kur iu bashkua Manchester Unitedit gjashtë vjet më parë, pritshmëritë ishin të larta. Atij iu dha fanella ikonike me numrin shtatë, që ishte mbajtur nga George Best, Eric Cantona, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo.
Best dhe Cantona ishin prej lojtarëve më të talentuar që përfaqësuan Unitedin. Beckham, një prej mesfushorëve më të mirë në klub. Ronaldo, këmbëshpejti i krahut që ka barazuar rekordin me më së shumti gola në nivel përfaqësuesesh në konkurrencën e meshkujve, ka realizuar 109 gola me Portugalinë. Ronaldo po ashtu prin në “Euro 2020” me pesë gola dhe është golashënuesi më i mirë i evropianëve me 14 gola të shënuar në total.
Pritshmëritë e mëdha tek Unitedi ndikuan negativisht te Depay, i cili shënoi vetëm shtatë gola në 53 ndeshje.
U largua në janar të vitit 2017 për ta vazhduar karrierën te shtatë herë kampioni i Francës, Lyoni, në të njëjtin vit kur e ndiqte edhe pasionin tjetër si artist i muzikës ‘hip-hop’.
Depay shënoi 76 gola në 178 ndeshje për Lyonin, përfshirë edhe gjuajtjen spektakolare nga mesi i fushës.
Edhe çekët e kanë një lojtar të rrezikshëm që po shënon gola, e ai është Patrik Schick. Ai shënoi tri herë deri tani në “Euro 2020”, aq sa ka realizuar mesfushori i Holandës, Georginio Wijnaldum.
Edhe
Depay i afrohet rekordit të legjendës holandeze
Schick e realizoi njërin prej golave më të mirë të turneut kur gjuajti nga mesi i fushës në fitoren 2:0 kundër Skocisë. Por, ai është i vetmi lojtar që ka shënuar për çekët, të cilët avancuan si një prej katër skuadrave më të mira të vendit të tretë.
Të dyja skuadrat janë takuar më parë, kur Çekosllovakia në atë kohë e mposhti Holandën 3:1 pas kohës shtesë në gjysmëfinale të vitit 1976.
Holandezët atëkohë e kishin Johan Cruyffin.
karakterizohej për lojën me shpinë, e më pas me lëvizjen rrotulluese derisa e fuste topin ndër këmbë me vetëm një lëvizje të shpejtë.
Nisi të njihej si “Kthimi i Cruyffit”.
Por, çekët e kishin një lojtar i cili do të bëhej i famshëm.
Kur finalja kundër Gjermanisë Perëndimore shkoi në penallti, në këmbët e mesfushorit Antonin Panenka ishte gjuajtja që do t’ia fitonte turneun. Përballë tij qëndronte portieri i famshëm Sepp Maier, një prej portierëve më të mirë të gjeneratës së tij.
Panenka bëri vrapim të gjatë në drejtim të topit, por më pas topin e dërgoi lehtësisht në mesin e golit, ndërsa Maier pa gjasa u hodh në krahun e majtë.
Edhe
Depay po lë gjurmë, por prej tij pritet shumë më tepër
Ky stil i gjuajtjes së penalltisë njihet si “Panenka”.
Legjenda e Francës, Zinedine Zidane, shënoi “Panenka” kundër Italisë në finalen e Kupës së Botës 2006 dhe Depay i ekzekuton nganjëherë penalltitë në atë mënyrë.