Eliminimi nga Kampionati Evropian mund t’i kushtojë me shkarkim përzgjedhësit të Përfaqësueses së Holandës, Frank de Boerit.
Të hënën, mediat e huaja kanë raportuar se krerët e Federatës së Futbollit të Holandës do të mbajnë një takim për të diskutuar të ardhmen e trajnerit.
Trajneri 51-vjeçar mund të shkarkohet nga pozita e trajnerit pas humbjes befasuese nga Çekia.
Trajneri holandez ka kontratë me “Tulipanët” deri në vitin 2022. Ai mori drejtimin e Holandës në shtator të vitit 2020.
Gjatë karrierës si trajner ka udhëhequr skuadra, si: Atlanta United, Crystal Palace, Interin dhe Ajaxin.
Artikuj të ngjashëm