Më 11 korrik përfundoi Kampionati Evropian i Futbollit, me Italinë që u shpall kampione.
Përveç trofeut më të çmueshëm, Italia mund të krenohet edhe me numrin më të madh të golave të shënuar nga lojtarë që luajnë në klubet italiane, ka raportuar “Sky Sports”.
Juventusi është skuadra që ka më së shumti lojtarë që kanë shënuar në “Euro 2020”, gjithsej pesë lojtarë që në total kanë realizuar 12 gola.
Ronaldo me 5 gola u shpall shënuesi më i mirë i Evropianit. 3 gola i shënoi Alvaro Morata me Spanjën, dy herë realizoi Federico Chiesa me Italinë, kurse nga një gol e shënuan Leonardo Bonucci me Italinë dhe Aaron Ramsey i Uellsit.
Vendin e dytë e mbajnë Interi dhe Manchester Cityt, me nga tetë gola të realizuara nga lojtarët e tyre.
E katërta është Atalanta, ku pesë lojtarë realizuan shtatë gola.
Atalanta barazoi rekordin e Real Madridit, Anderlechtit dhe Barcelonës me pesë lojtarë të ndryshëm që shënojnë në Evropian.
Vendin e pestë e mban Leipzigu me 6 gola, të cilat kanë ardhur nga dy lojtarët e kësaj skuadre, Forsberg dhe Poulsen.