Euro 2020

Me gjithë sfidat, Euro 2020 ka krijuar reputacion të fuqishëm

Foto: AP
 

I shtyrë për një vit për shkak të pandemisë COVID-19, Euro 2020 ka hyrë në librat e historisë dhe të financave si një prej ngjarjeve më të vështira të organizuara ndonjëherë.

Ngjarja që ishte planifikuar me rregulla strikte mjekësore, që i mbijetoi gati një tragjedie të lojtarit të popullarizuar, Christian Eriksen, dhe që përfundoi me dhunë të tifozëve në finale, është vlerësuar si e suksesshme.