Ylli i Francës dhe Manchester Unitedit, Paul Pogba i është shtuar listës së atyre që kanë ofruar përkrahje për tre futbollistët e Anglisë, Marcus Rashford, Jadon Sancho e Bukayo Saka. Të tre kanë humbur penalltitë në finale të Evropianit ndaj Italisë dhe më pas janë fyer në baza racore.
“Jam krenar me ju”, ka shkruar Pogba në një postim në rrjetet sociale.
“Ju herë fitoni, herë humbni. Ju kishit kurajën për të gjuajtur penallti dhe ju ndihmuat vendin tuaj për të kaluar në finale. Nuk mund të tolerojmë racizmin më dhe asnjëherë nuk do të ndalemi së luftuari atë. Ju duhet të mbani kokën larrtë dhe të jeni krenarë për vetëbesimin që keni. Ju jeni shembull i kësaj loje të bukur. Asnjëherë mos e harroni këtë. Jeni krenarë për veten. Bota e futbollit është krenare për ju”, ka shkruar Pogba.