Euro 2020

Pedri shpallet lojtari më i mirë i ri

Spanjolli Pedri është shpallur lojtari më i miri i ri i Euro 2020. Vlerësimin e kanë bërë mbikëqyrësit teknikë të UEFA-s.

Pedri 18-vjeçar kishte vetëm katër paraqitje për Spanjën para turneut, por lëshoi vetëm një minut në kampanjën e La Rojas në Evropian. Ai u zëvendësua në fund të vazhdimeve në ndeshjen çerekfinale ndaj Zvicrës, të cilën Spanja e fitoi me penallti.

“Ajo që Pedri e ka bërë në këtë turne, në moshën 18-vjeçare, nuk e ka bërë askush. Madje as Andres Iniesta nuk e ka bërë këtë. Është e pabesueshme, unike”, ka thënë selektori i Spanjës, Luis Enrique.