Përkundër që Portugalia u eliminua në 1/8 e finales të “Euro 2020”, ylli Cristiano Ronaldo e ka fituar “Këpucën e Artë” të këtij turneu. Portugezi Ronaldo, e ka mbyllur Kampionatin Evropian me pesë gola të shënuar dhe një asistim në katër ndeshje të zhvilluara apo në 360 minuta lojë.
Pesë gola në Evropian i ka shënuar edhe sulmuesi i Çekisë, Patrick Schick por Ronaldo e kishte edhe një asistim për t’u konfirmuar si golashënuesi më i mirë i Evropianit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, në pozitën e tretë për gola të shënuar në “Euro 2020”, ka mbetur sulmuesi i Francës, Karim Benzema me katër gola të realizuar.