Euro 2020

Tifozët provojnë të hyjnë me dhunë në “Wembley”

 

Tifozët kanë marshuar drejt stadiumit “Wembley” dhe kanë provuar që t’i kalojnë pengesat për të hyrë në stadium. Kjo ka shkaktuar kaos para duelit të finales ndërmjet Italisë dhe Anglisë në “Euro 2020”.

Shumë pamje në rrjetet sociale tregojnë se shumë njerëz kanë provuar ta kalojnë kordonin, por që më pas janë ndjekur nga personat e sigurimit përreth stadiumit për të mos i lejojnë të hyjnë brenda.