Euro 2020

Bukayo Saka, nxënësi i shkëlqyeshëm që po fascinon tek Anglia

FOTO: AP
 

Nëse futbolli me të vërtetë “kthehet në shtëpi” të dielën, do të jetë pjesërisht falë një adoleshenti të përulur, i cili u rrit vetëm disa kilometra larg stadiumit “Wembley”, në të cilin do të zhvillohet finalja e “Euro 2020”.

Me 19 vjet e 306 ditë, Bukayo Saka as nuk ishte i lindur kur Anglia rrëmbeu zemrat e anglezëve në tentimin e saj për të triumfuar në “Euro 1996” që e organizoi vetë. Atëbotë u mposht në gjysmëfinale nga Gjermania pas penalltive 6:5, pasi koha e rregullt përfundoi me shifrat 1:1.