Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, e ka quajtur të pabesueshme fitoren e kombëtares së tij ndaj Danimarkës në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Kane që shënoi golin vendimtar, atë të vazhdimeve për fitoren 2:1, ka folur për penaltinë që fillimisht e priti portieri danez, por që Kane e shfrytëzoi topin e kthyer për të siguruar fitoren e anglezëve.
“Zgjodha anën kah të gjuaja, por s’ishte penalltia më e mirë që kam gjuajtur. Nganjëherë ia huq dhe nganjëherë vjen topi nga ana juaj dhe kështu ndodhi sot”, ka thën ai.
Për ndeshjen finale ndaj Italisë, Kane ka thënë se pret përballje të vështirë.
“E dimë se do të jetë ndeshje tejet e vështirë ndaj Italisë. Kemi pasur turne të mrekullueshëm deri tash. Një ndeshje tjetër dhe mezi po presim”, ka thënë ai.