Euro 2020

Formacionet zyrtare, Angli – Danimarkë

Saka, titullar ndaj Danimarkës Bukayo Saka është kthyer titullar te Anglia për ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit Evropian kundër Danimarkës, duke e zëvendësuar sulmuesin tjetër të krahut, Jadon Sanchon.

Saka mungoi në fitoren e thellë të Anglisë 4:0 në çerekfinale ndaj Ukrainës për shkak të lëndimit dhe vendin e tij në atë ndeshje të luajtur në Romë, e zuri Sancho.

Saka është ndryshimi i vetëm në formacionin e Anglisë për duelin ndaj Danimarkës, e cila do të luajë me përbërjen e njëjtë sikurse ndaj Çekisë, ekip që e eliminoi në çerekfinale me rezultatin 2:1.

Takimi do të nisë në orën 21:00 në Wembley të Londrës.

Fituesin në finale e pret Italia.

Formacionet:

Image