Euro 2020

Gjysmëfinalja e Euro 2020: Italia në epërsi përballë Spanjës

Pas një ore lojë, Italia është në epërsi ndaj Spanjës, në gjysmëfinale të Euro 2020.

Pas një kundërsulmi të shpejtë, Federico Chiesa goditi bukur për rezultatin 1:0 në të mirë të Italisë.

Mbrojtja spanjolle intervenoi fillimisht, por jo mjaftueshëm.