Euro 2020

Tifozët nga Britania nuk do të lejohen të hyjnë në Romë

 

Qeveria rajonale e Lazios ka thënë se asnjë tifoz futbolli që vjen nga Britania nuk do të lejohet të marrë pjesë në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Evropian ndërmjet Anglisë dhe Ukrainës, që zhvillohet të shtunën në Romë.

Rregullat aktuale kundër pandemisë së koronavirusit nënkuptojnë se kushdo që vjen në Itali nga Britania duhet të futet në karsporteantinë për pesë ditë dhe më pas të bëjë një test që duhet të dalë negativ.