Euro 2020

Shevchenko e sheh bonus kalimin në çerekfinale

Andriy Shevchenko ka thënë se Ukraina e ka arritur qëllimin që kishte në Evropian.

Ai është i kënaqur që përfaqësuesja të cilën e udhëheq, ka arritur të kualifikohet në një të tetën e finales të “Euro 2020”.

Kalimin në çerekfinale e vlerëson bonus. Ukraina të martën nga ora 21:00 luan kundër Suedisë, ndërsa takimi do të zhvillohet në Glasgow.

“Kemi bërë një rrugë të gjatë për të qenë këtu. Ne arritëm rezultatin që donim dhe tani nuk kemi asgjë për të humbur. çdo gjë tjetër do të jetë bonus i madh për ne”, ka thënë Shevchenko për “Euro2020.com”. Ukraina kaloi në fazën nokaut nga vendi i tretë në Grupin C, falë fitores së arritur nga Maqedonia e Veriut. Dy ndeshjet tjera i humbi, atë ndaj Holandës dhe Austrisë.