Euro 2020

Morata po kërcënohet

Sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata ka zbuluar se ka marrë kërcënime dhe është fyer pas ndeshjes kundër Polonisë në kuadër të Kampionatit Evropian. Morata ka pranuar se paraqitjet e tij në Evropian nuk janë mjaft të mirë, por ka shtuar se po punon vazhdimisht që të përmirësohet. Morata ka shënuar vetëm një gol për Spanjën në “Euro 2020”, por ka humbur shumë raste para portës, përfshirë edhe penalltinë kundër Sllovakisë.

Sulmuesi i Juventusit ka thënë se përvoja e tij në Evropian ka qenë shumë e keqe, sidomos pas barazimit me Poloninë. “Pas ndeshjes me Poloninë mbeta nëntë orë pa gjumë. Kam marrë kërcënime dhe fyerje të shumta”, ka thënë Morata, i cili ka zbuluar se ka kërkuar ndihmë mentale prej stafit të ekipit.