Xherdan Shaqiri e ka zënë një vend në 11-shen e fazës së grupeve të Kampionatit Evropian, e cila është publikuar të premten në sajtin zyrtar të UEFA-s. Shaqiri është futbollisti i vetëm i Zvicrës që e ka gjetur veten në mesin e më të mirëve të fazës së grupeve.
Ai ka shënuar dy gola në tri ndeshje të luajtura në “Euro 2020” deri më tani duke ndihmuar Zvicrën të kualifikohet në 1/8 e finales, ku do të përballet me Francën. Formacioni i publikuar nga UEFA është rreshtuar në sistemin 3-4-3 derisa Shaqiri është vendosur në mesfushë përkrah lojtarëve si Andriy Yarmolenko, Georginio Wijnaldum e Emil Forsberg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmit të këtij formacioni i prinë treshja Patrick Schick, Cristiano Ronaldo e Memphis Depay derisa mbrojtja përbëhet nga Denzel Dumfries, Aymeric Laporte e Thomas Meunier. Në portë është Gianluigi Donnarumma.