Ish-mbrojtësi i Anglisë, Sol Campbell, ka deklaruar se në fazën e grupeve, futbollin më të mirë e ka zhvilluar Italia.
Sipas tij, trajneri Roberto Mancini ka bërë punë të shkëlqyeshme.
“Deri me tani, Italia ka treguar futbollin më të mirë në Kampionatin Evropian. Trajneri Mancini ka bërë punë të shkëlqyeshme. Edhe kundër Uellsit me tetë ndryshime, skenari mbeti i pandryshuar”, tha Campbell.
Ndaj Uellsit, Campbellit i kanë lënë përshtypje Marco Verrati, Matteo Pessina dhe Rafael Toloi.
“Unë e dua Italinë për disa arsye, futbollin, stilin e jetës, kuzhinën, modën dhe trashëgiminë artistike”, theksoi ish-mbrojtësi i Arsenalit e Tottenhamit, i cili në të ardhmen dëshiron të punojë në Itali.
Italia do të përballet me Austrinë në 1/8 e finales së “Euro 2020”. Ky takim zhvillohet të shtunën prej orës 21:00.