Euro 2020

Shaqiri e Xhaka përballë kampionëve të botës

 

Synimi i Zvicrës për Euro 2020 ka qenë që të avancoj përtej raundit të parë nokaut. Por për të arritur këtë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka me bashkëlojtarë, duhet të shfaqin nivel shumë të lartë. Në një të tetën e finales, Zvicra do të takohet me kampionen në fuqi të botës, Francën.

Kjo është bërë e ditur të mërkurën pasi janë zhvilluar ndeshjet e fundit në grupe. Franca ka barazuar me Portugalinë dhe ka fituar grupin më të vështirë në Evropian. Ndeshja Franca – Zvicra luhet të hënën nga ora 21:00 në Bukuresht. Shaqiri ka shpërthyer në ndeshjen e fundit dhe duhet një tjetër paraqitje inspiruese e tij që Zvicra të ketë gjasa ndaj francezëve. Natyrisht pritet kontribut i madh nga kapiteni Xhaka dhe gjithë lojtarët tjerë të përfaqësueses zvicerane.