Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Portugalisë dhe Francës. Ylli francez shënoi dy gola në barazimin 2:2.
“Asnjëherë nuk kam dyshuar në vete. Por e kam ditur se ka pritshmëri prej meje nga vendi. Ia dola të shënoi dhe do ta shijoj këtë me të gjithë”, ka thënë Benzema. Sipas UEFA-s, Benzema është shpallur më i miri për dy golat e shënuar dhe për lëvizjen e mirë te goli i dytë.