Euro 2020

Mësohen çiftet e një të tetës së finales

Euro 2020

Me ndeshjet e së mërkurës ka përfunduar faza grupore në Euro 2020. Ka pasur ndeshje të jashtëzakonshme dhe është konfirmuar niveli i lartë i Evropianit. Tashmë dihen të gjitha çiftet e një të tetës së finales. Më 26 qershor janë ndeshjet Uellsi – Danimarka dhe Italia – Austria.

Më 27 qershor luajnë Holanda me Çekinë dhe Belgjika me Portugalinë. Më 28 qershor janë ndeshjet Kroacia – Spanja dhe Franca – Zvicra. Kurse më 29 qershor luhen dy ndeshjet e fundit të fazës së parë nokaut: Anglia – Gjermania dhe Suedia – Ukraina.