Euro 2020

Ndeshja Portugali – Francë e para e Evropianit ku realizohen tri penallti

Ndeshja e Grupit F të Euro 2020 mes Portugalisë e Francës është bërë e para në histori të kampionateve evropiane ku janë realizuar tre gola nga penalltitë, duke përjashtuar këtu ndeshjet që kanë shkuar në ekzekutime të penalltive, njofton Opta.

Cristiano Ronaldo në minutat 31 dhe 60 ka realizuar dy gola nga penalltia për Portugalinë, ndërsa Karim Benzema në fund të pjesës së parë realizoi nga penalltia për Francën.