Portugalia përballet sonte me Francën, me fillim nga ora 21:00, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit F të Euro 2020. Ndeshja luhet në “Pushkash Arena” të Budapestit.
Të dyja kombëtaret në xhiron e fundit nuk arkëtuan pikët e plota, ku Franca u ndal nga Hungaria 1:1, ndërsa Portugalia u mposht nga Gjermania 4:2, përcjell KosovaPress.
Portugalia starton me formacion 4-2-3-1, ku sulmues i vetëm është Cristiano Ronaldo. Ndërsa Franca me një formacion 4-3-1-2.
