Nga ora 21:00 do të nisë ndeshja mes Hungarisë dhe Gjermanisë, në kuadër të Grupi F, në “Allianz Arena” të Munihut.
Gjermanëve u duhet me çdo kusht fitorja për kualifikim në fazën eliminatore Euro 2020, përcjell KosovaPress.
Hungaria rikthehet nga barazimi 1:1 kundër Francës, ndërsa Gjermania në shënoi fitore 4:2 kundër Portugalisë.
Mungesa e vetme në këtë ndeshje do të jetë mbrojtësi Lukas Klostermann i RB Leipzig.
