6 perditesime
20:02

Suedia fiton dhe shkon si e para e Grupit E në 1/8 e finales të Evropianit

Përfaqësuesja e Suedisë e ka fituar ndeshjen ndaj Polonisë dhe ka kaluar si e para e Grupit E në 1/8 e finales të Evropianit. Suedezët mposhtën polakët të mërkurën me rezultatin 3:2, ndeshje që u zhvillua në St Petesburg të Rusisë.

Dy gola i shënoi Emil Forsberg dhe një Viktor Claesson. Për Poloninë dy gola i realizoi Robert Lewandowski. Forsberg e shënoi golin e parë në minutën e dytë, ndërsa të dytin e shënoi në minutën e 59-të. Polonia krejt çka arriti të bëj është barazimi me dy golat e shënuar nga sulmuesi i Bayern Muenchenit, Robert Lewandowski. Ai shënoi në minutën e 61-të për ta ngushtuar në 2:1, ndërsa për golin e barazimit realizoi në minutën e 84-t. Por, suedezët e shënuan golin e fitores në minutën e 94-t nëpërmjet Viktor Claesson. Suedia kaloi në një të tetën e finales të Evropianit si e para e Grupit E me shtatë pikë, ndërsa Spanja e dyta me pesë pikë.

19:46

Lewandowski shënon edhe golin e barazimit

Robert Lewandowski e ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen ndaj Suedisë, në kuadër të Grupit E.

Lewandowski shënoi golin e barazimit në minutën e 84-t.

https://streamwo.com/saOdzMe

19:23

Lewandowski ngushton epërsinë

Robert Lewandowski ka shënuar gol të bukur për ta ngushtuar epërsinë ndaj Suedisë.

Ai shënoi dy minuta pasi polakët pësuan golin e dytë. Me golin e Lewandowskit, Polonia ka ngushtuar në 2:1 rezultatin.

 

19:20

Forsberg shënon edhe golin e dytë për Suedinë

Emil Forsberg e ka shënuar edhe golin e dytë për Suedinë që po fiton ndaj Polonisë me rezultatin 2:0.

Forsberg shënoi pas një kundërsulmi të nisur nga suedezët. Ai shënoi në minutën e 59-të, ndërsa golin e parë në minutën e dytë.

https://streamye.com/vQ3A1q

18:55

Suedia e mbyll në epërsi pjesën e parë

Suedia ka mbyllur pjesën e parë ndaj Polonisë në avantazh prej një goli, 1:0.

Emil Forsberg (2’) realizoi golin për Suedinë. Ndeshja i takon xhiros së tretë të Grupit E të Euro 2020.

Me rezultat aktuale Suedia përfundon e para në Grupin E me shtatë pikë, ndërsa Spanja e dytë me pesë pikë.

 

18:22

Lewandowski qëllon dy herë traversën në aksionin e njëjtë

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski i ka munguar fati në një situatë gjatë ndeshjes me Suedisë. Ai gjuajti fillimisht me kokë dhe topi u prek lehtë nga portieri për të përfunduar në traversë. Topi i kthye në fushë dhe sërish Lewandowski goditi me kokë.

Dhe sërish topi shkoi në traversë. Ndodhi kjo në minutën e 17-të. Suedia po udhëheq 1:0 ndaj Polonisë në ndeshjen në St. Petersburg.

 

18:05

Suedia kalon në epërsi që në minutën e dytë

Suedia ka kaluar herët në epërsi në ndeshjen ndaj Polonisë në kuadër të Euro 2020.

Pas një intervenimi të pasigurt të mbrojtjes polake, Emil Forsberg ka shënuar në minutën e dytë të takimit.

Suedia e Polonia takohen në kuadër të Grupit E, xhiroja e tretë.

https://streamja.com/4W96w