Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka deklaruar se nuk e kanë në plan t’i zhvendosin gjysmëfinalet dhe finalen e Evropianit nga stadiumi i Londrës “Wembley”.
Në një përgjigje të zëdhënësit të UEFA-s, thuhet se janë duke punuar ngushtë me Federatën e Futbollit të Anglisë dhe autoritetet britanike që ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja të luhen në “Wembley”, ndërsa sipas tij nuk ka plan për ndryshimin e vendndodhja së këtyre ndeshjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Itali dhe Gjermani kanë reaguar duke kërkuar nga UEFA që ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja të zhvendosen nga Anglia pas përhapjes së variantit Delta të koronavirusit në Angli.