Mbrojtësi Ben Chilwell dhe mesfushori Mason Mount do të mbeten në izolim deri të hënën e ardhshme. Të dy lojtarët e Chelseas rrezikojnë të mos paraqiten as në ndeshjen e një të tetës së finales për Anglinë, pasi janë konfirmuar si kontakte me mesfushorin skocez, Billy Gilmour, që pranoi rezultat pozitiv në testin për koronavirus në fillim të kësaj jave.
Të dy futbollistët janë testuar dhe dy herë kanë dalë negativ, por pas konsultimeve të Federatës së Futbollit të Anglisë me Ministrinë e Shëndetësisë së Anglisë, janë këshilluar nga kjo e fundit të qëndrojnë larg nga pjesa tjetër e skuadrës.
Chilwell dhe Mount do të vazhdojnë të stërviten në zona private në kampion e Anglisë, por dyshimet janë që dy futbollistët mund të mungojnë edhe në ndeshjen e parë të Anglisë në fazën e nokautit.