Euro 2020

Danimarka ua lejon tifozëve të saj udhëtimin në Amsterdam, uellsianëve u ndalohet

Tifozëve të Danimarkës u është thënë se mund të udhëtojnë në Amsterdam për ta parë ndeshjen e një të tetës së finales të Evropianit kundër Uellsit. Por, e kundërta është për uellsianët që u është ndaluar ta përkrahin Uellsin të shtunën.

Megjithatë, danezët e kanë një kusht për t’iu shmangur izolimit. Drejtori i shërbimit qytetar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Erik Brogger ka thënë në konferencën për media se danezët mund të shmangin karantinën në Holandë nëse hyjnë dhe dalin brenda 12 orësh.

Autoritetet daneze thanë se shikuesit mund të udhëtojnë nëse paraqesin një test negativ PCR maksimalisht 72 orë i vjetër. Por, tifozët e Uellsit asesi nuk do të mund të udhëtojnë drejt Holandës, meqë sipas ministres së shëndetësisë së Uellsti, Eluned Morgan, policia në Amsterdam nuk do t’ua lejoj hyrjen tifozëve uellsian.