Euro 2020

Angelovski largohet nga Maqedonia

Descriptive Text

Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut në futboll, Igor Angelovski, ka njoftuar se do të largohet nga ekipi përfaqësues pas përfundimit të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Maqedonia mbyllu fazën e grupeve pa asnjë pikë të mbledhur dhe është eliminuar tashmë nga turneu ku mori pjesë për herë të parë.

Pas ndeshjes së fundit, atë me Holandën, Angelovski ka konfirmuar se s’do të vazhdojë qëndrimin te Maqedonia.

“Kjo është konferenca ime e fundit për media pasi kontrata ime me Federatën e Futbollit të Maqedonisë skadon më 31 korrik dhe s’do të vazhdoj më. Do ta kujtoj këtë si momentin më të mirë në jetë. Dua të falënderoj stafin tim, lojtarët dhe familjen për përkrahjen. Ka qenë nder të udhëheq këtë ekip në Kampionatin Evropian”, ka thënë ai.

“Euro 2020” ka qenë turneu i parë që Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë.

Ajo mbylli Grupin C me humbje nga Austria 3:1, Ukraina 2:1 dhe Holanda 3:0.