Euro 2020

Finlanda dhe Ukraina kanë ende gjasa për kualifikim

Foto: AP
 

Pesë përfaqësuese kanë avancuar në 1/8 e finales pa luajtur fare të hënën. Franca, Anglia, Çekia, Suedia dhe Zvicra e kanë të sigurt kualifikimin, pasi i kanë nga katër pikë dhe nuk do të përfundojnë më poshtë se vendi i tretë në grup.

Rezultatet në ndeshjet e fundit në grupet B dhe C kanë lënë Finlandën dhe Ukrainën në vendet e treta në grupet përkatëse me nga tri pikë. Kjo do të thotë se të gjitha ekipet me nga katër pikë e kanë të garantuar kualifikimin si të paktën katër prej përfaqësueseve më të mira të vendit të tretë.