Euro 2020

Pandev pret që Maqedonia V. të arrijë në Botëror

Descriptive Text

Ikona dhe kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, e ka luajtur të hënën ndeshjen e fundit për përfaqësuese.

Maqedonia V. u mposht 3:0 nga Holanda në ndeshjen e fundit në grup në Euro 2020. Pandev ka thënë se vendimi për t’u pensionuar nga përfaqësuesja është final.

“Vendimi final është se po pensionohem nga përfaqësuesja. Dua të jem 100 për qind gati dhe e di se nuk mund të luaj në dy fronte. Do të bëj tifo për këta djem dhe jam i bindur se do të luajmë në Kupën e Botës. Jo vetëm unë por e gjithë Maqedonia do të bëj tifo për ta. Faleminderit të gjithëve. Kam dhënë më të mirën dhe më duhet të them se është fundi për mua”, ka theksuar Pandev pas ndeshjes ndaj Holandës.

37-vjeçari ka luajtur gjatë dy dekadave për Maqedoninë e Veriut dhe është më meritori që ajo ka arritur në Evropian, për herë të parë.

Pandev pensionohet me 122 ndeshje e 38 gola. Të fundit e shënoi në Evropian.

“Jam mirënjohës ndaj gjithë vendit. 20 vjet duke veshur këtë fanellë më kanë mbushur me krenari. Ne kemi luajtur mirë në Euro. Nuk kemi përvojë. Na ka munguar pak për të bërë rezultat të madh, ndërsa unë gjithnjë do ta mbaj në mend këtë Kampionat Evropian”, ka theksuar Pandev.