Euro 2020

Maguire shpreson të luajë ndaj Çekisë

Foto: AP
 

Harry Maguire është duke pritur të kthehet pas gjashtë javëve pauzë shkaku i lëndimit dhe ta ndihmojë përfaqësuesen e Anglisë të kalojë në fazën nokaut të Evropianit si fituese e grupit.

Anglia do të përballet në ndeshjen e tretë të Grupit D ndaj Çekisë të martën në mbrëmje. Kapiteni i Manchester Unitedit humbi fundin e sezonit pas lëndimit të kyçit të këmbës dhe ishte për herë të parë në stol kundër Skocisë.