Euro 2020

Dembele mungon në pjesën e mbetur të “Euro 2020”

Sulmuesi anësor Ousmane Dembele do t’i mungojë Francën në pjesën tjetër të “Euro 2020” shkaku i një lëndimi të gjurit që mori në fundjavë në barazimin 1:1 me Hungarinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Francës.

“Pasi lëndoi gjurin në barazimin 1:1 me Hungarinë, Ousmane Dembele, do të qëndrojë jashtë pjesës së mbetur të Evropianit. I urojmë shërim të shpejt Ousmanes!” – është thënë nga federata franceze në Twitter.