Euro 2020

Conte komplimenton Italinë, e sheh si favorite

Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur për “Euro 2020”, e me theks të veçantë për përfaqësuesen e Italisë.

Conte ka theksuar se vlerësimi për Italinë deri këtë është pozitiv. Sipas tij, te italianët ka unitet dhe dëshirë të madhe për të arritur sukses.

Tekniku Italiani mendon se Italia mund të shkojë deri në fund nëse do të luajë siç ka luajtur deri me tani.

“Sigurisht ata kanë treguar vazhdimësi dhe dëshirë të madhe për të fituar ndeshje. Janë një nga kandidatët për të shkuar deri në fund të Evropiani. Më pëlqejnë edhe Franca e Gjermania, ata kanë përvojë dhe lojtarë të fortë. Belgjika është një ekip i shkëlqyeshëm. Janë të rrezikshëm nëse Kevin De Bruyne dhe Axel Witseli janë në top formë”, u shpreh Conte.

Sipas tij, rol te madh te Itali ka edhe fakti se të gjithë lojtarët janë të bashkuar, si ata që luajnë, e po ashtu edhe ata që qëndrojnë në stol.

Italia e ka përfunduar e para në Grupin A me nëntë pikë. Ka shënuar shtatë gola dhe nuk e ka pranuar asnjë. Nga ky grup është kualifikuar tutje edhe Uellsi nga pozita e dytë.