Euro 2020

Gilmour i Skocisë rezulton pozitiv me COVID-19

Descriptive Text

Mesfushori i talentuar i Skocisë, Billy Gilmour, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lojtari i Chelseat tani do të duhet të izolohet për 10 ditë dhe do ta humbë ndeshjen vendimtare kundër Kroacisë.

Skocia është e fundit në Grupin D me një pikë, aq sa ka edhe Kroacia në pozitën e tretë. Skocezët me një fitore të mundshme do t’i rrisnin gjasat për kualifikim.

20-vjeçari nuk luajti në ndeshjen e parë ndaj Çekisë, por u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Anglisë në barazimin pa gola.