Trajneri i futbollit, Erdin Hashani, ka theksuar se mungesa e ndeshjeve që ka pasur Xherdan Shaqiri te Liverpooli, ka ndikuar që ai të mos arrijë të shfaq atë që di më së miri në dy takimet e para.
Sipas Hashanit, Zvicrën e pret punë e vështirë edhe nëse e kalon grupin.
“E mira e Zvicrës është se në ndeshje kundër Turqisë, ekipi zviceran ka qenë më agresiv. Meritë e Shaqirit është që Zvcira e fitojë këtë ndeshje. Ai ka qenë i kritikuar dhe i kemi parë edhe festimet e tij dhe të sulmuesit tjetër që bënin me gisht. Mendoj se ka qenë edhe mungesa e ndeshjeve që ka pas te Liverpooli. Xhaka po luan konstant në të tria ndeshjet. Por, mendoj që nëse Zvicra kalon tutje, e pret një kundërshtar i vështirë, që me gjasë mund të jetë Belgjika”, u shpreh Hashani.