Euro 2020

Danimarka kërkon ta “rrëmbejë” rastin kundër Rusisë

 

Pas të gjitha gjërave që shkuan keq për Danimarkën në Kampionatin Evropian, fitorja kundër Rusisë, të hënën, do t’i rregullonte shumë gjëra për danezët.

Pavarësisht dy humbjeve dhe një traume emocionale pas kolapsimit të Christian Eriksenit, Danimarka ende mund të përfundojë e dyta në Grupin B me fitore përballë rusëve në “Parken Stadium” të Kopenhagës, të hënën nga ora 21:00.