Euro 2020

Xhaka e Shaqiri startojnë në ndeshjen vendimtare të Zvicrës

Foto: AP
 

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri do të jenë startues edhe në ndeshjen e tretë dhe vendimtare për kalim tutje të Zvicrës në Evropian. Kapiteni Xhaka do të luajë në qendër të mesfushës, ndërsa Shaqiri më i avancuar. Zvicrës i duhet vetëm fitorja përballë Turqisë në ndeshjen që luhet sonte nga ora 18:00 në Baku të Azerbajxhanit dhe i takon Grupit A.

Zvicra ka një pikë, ndërsa Turqia nuk e ka fituar asnjë. Prin Italia ne gjashtë pikë, kurse Uellsi zë vendin e dytë me katër pikë.