Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Spanjë – Poloni, e vlefshme për grupin E të Euro 2020.
Selektori spanjoll, Luis Enrique, ka bërë vetëm një ndryshim nga ndeshja e kaluar, duke e inkuadruar nga minuta e parë Gerard Morenon ndërsa në bankë ka ulur Ferran Torresin.
Spanja vjen këtë ndeshje pas barazimit me Suedinë, kurse Polonia pas humbjes nga Sllovakia.
Ndeshja fillon në orën 21:00.
