Euro 2020

Anglia me ndryshime ndaj Çekisë

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Anglisë pritet të ketë ndryshime në formacion, në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve ndaj Çekisë.

Mediat angleze kanë njoftuar se trajneri Gareth Southgate do të bëjë së paku katër ndryshime për këtë takim. Në qendër të mbrojtjes do të rikthehet mbrojtësi Harry Maguier, që ka munguar shkaku i një lëndimi.

Përveç Maguierit, në mesfushë do të jetë edhe Jordan Henderson. Në fazën e sulmit Southgate do ta nisë me Jadon Sanchon dhe Jack Grealish.