Sulmuesi i Përfaqësueses së Italisë, Andrea Belotti, është shprehur i lumtur me paraqitjen në dy ndeshjet e para.
Por, sulmuesi i Torinos thotë se duhet të jenë me këmbë në tokë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se kemi bërë paraqitje të mira në dy takimet e para. Por, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të marrim ndeshje pas ndeshje. Ne do të japim më të mirën në çdo takim dhe shpresoj të arrijmë gjëra të mëdha”, deklaroi Belotti.
Italia ndeshjen e radhës e luan ndaj Uellsit.