Kampionati Evropian i këtij viti ka hyrë në historinë për më së shumti autogol të shënuar ndonjëherë, derisa ende nuk ka përfunduar faza e grupeve.
Deri tani, në Euro 2020 janë realizuar pesë autogol. Rekordi i mëparshëm ishte tre autogola që u shënuan jo më larg se Evropiani i kaluar, i mbajtur në vitin 2016.
Demirah, Wojciech Szczesny, Mats Hummels, Ruben Dias dhe Raphael Guerreiro janë ‘’fytyrat tragjike’’ që kontribuuan në këtë rekord.