Euro 2020

Griezmann beson se Franca do të rikthehet

Antoine Griezmann ka shprehur bindjen se Franca do të rikthehet te fitorja përkundër barazimit ndaj Hungarisë.

Sulmuesi francez e ka cilësuar si shumë të vështirë përballjen me hungarezët në “Puskas Arena”.

“Ishte një ndeshje e vështirë me tifozët vendas që krijuan atmosferë fantastike. Nuk arritëm të konkretizonim rastet të cilat i krijuam dhe kjo është dëshpëruese. Ne e dimë që është një grup i vështirë megjithatë besoj se do të rikthehemi te fitorja ndaj Portugalisë”, potencoi Griezmann.