4 perditesime
16:56

Hungaria ndal kampionin e botës

Hungaria ka arritur të marrë një barazim 1:1 kundër kampionit të botës, Francës, në kuadër të grupit F në Euro 2020.

Hungarezët kaluan të parët në epërsi përmes Attilia Fiola në fund të pjesës së parë.

Franca barazoi rezultatin përmes Antoine Griezmann në minutën e 66-të, ndërsa deri në fund kërkoi edhe golin e fitores por nuk arriti ta gjente në mbrojtjen e çeliktë të vendasve.

Franca ka vendin e parë në grup me katër pikë, ndërsa Hungaria me një pikë mban vendin e tretë. Portugalia ka tre pikë në vendin e dytë, ndërsa Gjermania nuk ka asnjë pikë, teksa këto dy përfaqësuese ballafaqohen mes vete në orën 18:00.

Në ndeshjen e ardhshme, Franca takohet me Portugalinë, kurse Hungaria me Gjermaninë.

16:27

Franca barazon rezultatin

Franca ka arritur të barazojë rezultatin në ndeshjen ndaj Hungarisë. Në minutën e 65-të pas një aksioni të shpejtë Antoine Griezmann nga afërsia shënoi për 1:1.

https://streamwo.com/Q0gOfyz

15:49

Hungaria shtang Francën në fund të pjesës së parë

Pavarësisht dominimit të plotë të Francës në pjesën e parë në ndeshjen ndaj Hungarisë, kanë qenë hungarezët që në rastin e fundit të pjesës së parë kanë kaluar në epërsi.

Attila Fiola realizoi për 1:0 në minutat shtesë të pjesës së parë, pas shumë rasteve për gol që nuk i konkretizoi Franca.

https://streamwo.com/D787ytg

15:04

Nis përballja Hungari – Francë

Ka nisur ndeshja e rrethit të dytë të Grupit F në “Euro 2020”, në mes të Hungarisë dhe të Francës.

13:58

Formacionet zyrtare, Hungari – Francë

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e Grupit F në Kampionatin Evropian “Euro 2020” në mes të Hungarisë dhe të Francës.

Takimi nis në orën 15:00.

Formacionet:

Image