Kroacia e Çekia ndajnë pikët

Kroacia e Çekia ndajnë pikët
Kroacia dhe Çekia kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e dytë në grupin D të Euro 2020.
Çekët kaluan të parët në epërsi përmes Patrick Schick në minutën e 37-të, i cili konvertoi në gol penalltinë e fituar nga vet ai.
Por kroatët u kundërpërgjigjën me të filluar pjesa e dytë, kur Ivan Perishiq në minutën e 47-të barazoi shifrat.
Deri në fund, rezultati mbeti i pandryshuar.
Çekia mban vendin e parë me katër pikë në grup, ndërsa Kroacia ka një pikë. Anglia ka tre pikë në vendin e dytë, ndërsa Skocia asnjë, me dy përfaqësueset që do të takohen në orën 21:00.
Në xhiron e ardhshme, Çekia luan me Anglinë, ndërsa Kroacia me Skocinë.
Perishiq barazon rezultatin
Kroacia ka barazuar rezultatin me të nisur pjesa e dytë kundër Çekisë.
Ivan Perishiq në minutën e 47-të realizoi një gol mjaft të bukur për rezultatin 1:1.
Çekia në epërsi pas 45 minutave të para
Çekia e ka mbyllur me rezultat 1:0 pjesën e parë kundër Kroacisë, në kuadër të xhiros së dytë në grupin D të Euro 2020.
Patrick Schick realizoi nga penalltia në minutën e 37-të, për golin e tij të tretë personal këtë Evropian.
Çekia në epërsi
Çekia ka shënuar golin e epërsisë kundër Kroacisë.
Sulmuesi Patrick Schick realizoi nga pika e bardhë në minutën e 36-të.
Nis ndeshja Kroaci – Çeki
Ka filluar ndeshja mes Kombëtares së Kroacisë dhe asaj së Çekisë, e vlefshme kjo për Grupin D të Kampionatit Evropian 2020.
Kroacia do të hyjë në këtë ndeshje me synim për të arkëtuar tre pikët e para, dhe fitoren e parë në Euro 2020, kurse Republikës së Çekisë i duhet fitorja për të siguruar kualifikimin tutje.
Formacionet zyrtare: Kroaci – Çeki
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kroaci – Çeki, e vlefshme për xhiron e dytë të grupit D në Euro 2020.
Kroacia vjen në këtë ndeshje pas humbjes nga Anglia, ndërsa Çekia pas fitores kundër Skocisë.
Humbja për kroatët do ishte pothuajse fatale, ndërsa çekëve iu konvenon edhe barazimi.
Ndeshja fillon në orën 18:00.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Delanie Mentoor shpreson ta popullarizojë waterpollon edhe në Afrikën e Jugut

“Euro 2020” e ka dëshmuar ndikimin e Guardiolas në futbollin anglez

Goli i Schickut zgjidhet më i miri i “Euro 2020”

Lojtarët e Juves shënuan më së shumti gola në “Euro 2020”

Arteta përkrah Sakan pas fyerjeve raciste

Parada e “ndaluar” e Italisë, Federata nuk i respektoi marrëveshjet

Pesë italianë në ekipin më të mirë të Evropianit

UEFA hap hetime për ngjarjet në Wembley

Policia britanike nis hetimet për tifozët anglezë

Donnarumma tregon pse s’e festoi pritjen e penalltisë

Jorginho flet për penalltinë e humbur në finalen e “Euro 2020”
