Euro 2020

Llorisi: Dy faktorë do ta vendosin ndeshjen ndaj Hungarisë

Portieri i Francës, Hugo Lloris, ka thënë se nxehtësia dhe zhurma do të jenë faktorët kryesor në duelin kundër Hungarisë të shtunën në Kampionatin Evropian.

Temperaturat pritet që të jenë 33 gradë Celsius, në ndeshjen që nis në orën 15:00 në Budapest të Hungarisë.

Portieri veteran ka thënë se “nxehtësia është faktor i rëndësishëm të cilin duhet ta kesh parasysh”, dhe shpreson që të ketë pushim për t’u freskuar me ujë.

Do të ketë edhe zhurmë të madhe pasi kapaciteti i stadiumit “Pushkash Arena” është 67 mijë e 215 ulëse. Hungaria është i vetmi shtet që lejon që stadiumi të jetë i mbushur plot me tifozë në “Euro 2020”.

Llorisi ka thënë se do të jetë e vështirë për t’i folur sulmuesve, por edhe mesfushorëve sulmues.